Peja ka njoftuar se ka ndarë rrugët me basketbollistin Sadio Doucoure.
Sipas njoftimit të klubit pejan, kjo është për shkak të kërkesës personale të basketbollistit, transmeton Klankosova.tv.
“Pas kërkesës personale të basketbollistit dhe aprovimit nga klubi, kemi ndarë rrugët me Sadio Doucoure për pjesën e mbetur të sezonit”, thuhet në njoftim.
“KB Peja i uron gjithë të mirat dhe suksese në etapat tjera të karrierës Sadio Doucoures, duke e falënderuar për kontributin e dhënë”.
Përndryshe, Peja është kualifikuar direkt në gjysmëfinale të “Play-off”-it, pasi fitoi ndaj Bashkimit 79:85 (19:25, 18:15, 13:29, 29:16), në javën e 28-të të Prince Caffe Superligës, sfidë që u zhvillua në Pejë.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.