Peja ka shënuar fitore të ngushtë si mysafir i Borës në javën e tretë të Superligës së Kosovës në basketboll.
Shqiponjat arritën të fitojnë me pesë pikë epërsi, 93:98, edhe pse ishin afër ta shpërdoronin një avantazh prej 17 pikësh që e kishin akumuluar gjatë çerekut të tretë.
Në një moment rezultati u barazua në 87:87, por mysafirët u këndellën dhe arritën megjithatë të ikin me fitore.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.