Peja ka gjetur fitore në ndeshjen e fundit të lojës së rregullt të Supërligës ndaj Vëllaznimit me rezultat 93-69.
Lojtarët kyç në fitoren e pejanëve ishin Brandon Walters me 30 pikë, 15 kërcime dhe Lis Shoshi me 8 pikë, 9 kërcime dhe 7 asistime.
Ndërsa edhe pse në humbje, lojë të mirë bëri edhe Emogbo me 16 pikë, 9 kërcime dhe 4 asistime.
Për lojë të mirë, u vërejt edhe i riu Albin Berisha i cili si rezervist kishte 10 pikë, dhe 5 kërcime.
Herën e fundit që këto dy ekipe janë ballafaquar Vëllaznimi ka gjetur fitore, mirëpo forma e dobët e Vëllaznimit kohëve të fundit e la jashtë Supërligës për sezonin 2021/22.
Peja pritet të luajë kundër Prishtinës në çerekfinalen e Playoffit.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.