Peja ka fituar super derbin dhe klasiken e basketbollit të Kosovës ndaj Sigal Prishtinës në një duel dramatik dhe interesant me rezultat 74:72 (28:18, 19:18, 14:19, 13:17). Kjo ndeshje i takonte xhiros së 22-të në Prince Caffe Superligës.
Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua dramë deri në fund, ku mysafirët afruan rezultatin në 74:72, e më pas Tate i vendasve humbi dy gjuajtja të lira, ndërsa në aksionin e fundit, Thomas i mysafirëve nuk shënoi dhe Peja iu rikthye fitoreve.
Te Peja u dalluan Arti Hajdari me 14 pikë, Jalen Tate me 19 dhe David Joseph me 18, ndërsa te Sigal Prishtina u dalluan Dardan Berisha me 22 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime dhe Derrick Wilson me 23 pikë e gjashtë kërcime.
Tani Peja ka 15 fitore e shtatë humbje, kurse Sigal Prishtina 16 fitore e gjashtë humbje.
Në çerekun e fundit, tifozët u larguan nga palestra, për shkak të fyerjeve ndaj gjyqtarëve në kor.
Nga ora 19:00, Golden Eagle Ylli luan kundër Rahovecit. /Klankosova.tv
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.