Kampioni i Kosovës në basketboll Peja, lehtësisht ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës Unike pasi e mposhti Teutën me rezultat 122:78.
Kështu në fazën tjetër të garave, skuadra e Rami Hadar do të takohet me Golden Eagle Yllin.
Më efikas tek ekipi kosovar, janë treguar Justin Edler-Davis me 29 pikë, teksa u ndihmua edhe nga Larry Thomas, që shtoi 19 pikë.
Teksa tek durrësakët, më i dalluari ishte Patrick Bacon me 27 pikë.
Gjysmëfinalja, Peja - Ylli luhet të premten.
Përpos skuadrës pejane dhe asaj nga Suhareka në gjysmëfinale gjendet edhe Trepça.
Gara "Final 8" të Ligës Unike sivjet po mbahen në qytetin e Vlorës/ Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.