Peja është kualifikuar në finale të Ligës Ballkanike pasi mposhti ekipin bullgar Beroe me rezultat të thellë 124:82.
Pejanët fituan tre çerekët e parë, ku epërsia më e thellë në çerek ishte 26 pikë.
Çereku i parë u mbyll me rezultat 35:20, i dyti me rezultat 34:20, i treti 40:16, ndërsa çerekun e katërt e fituan bullgarët me rezultat 15:26, njofton Klankosova.tv.
Peja në finale do ta pers Hapoel Beer Sheva, pasi ekipi izraelit mposhti Milenjiumin me rezultat 123:72.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.