Peja e ka rritur epërsinë ndaj Bashkimit në pjesën e parë të xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës në Basketboll.
Në çerekun e parë, pejanët ishin duke fituar me vetëm gjashtë pikë epërsi, ku rezultati ishte 15:21.
Ndërsa, në çerekun e dytë, epërsia u rrit në 17 pikë, ku basketbollistët pejanë u treguan mjaft të suksesshëm me gjuajtjet për tri pikë, ku rezultati në çerekun e tretë është 10:21.
Më i miri deri më tani në parket është basketbollisti amerikan, Ikpe i Pejës, ndërsa te Bashkimi u dallua Smith me 10 pikë dhe dy asistime.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.