Peja është gjysmëfinalistja e fundit pasi e mposhti në ndeshjen e tretë Yllin me rezultat 79:84.
Ylli ishte më i mirë në çerekun e parë duke e fituar me shtatë pikë më tepër, 28:21, ndërsa Peja u rikthye më fuqishëm në periodën e dytë të cilën e fitoi me nëntë pikë më shumë, 15:24.
Suharekasit s’u dorëzuan as në 10-minutëshin e tretë, në të cilin triumfuan me tri pikë diferencë, 20:17, njofton Klankosova.tv.
Atmosfera u nxeh në çerekun final, ku deri në sekondat e fundit, Peja ishte vetëm tri pikë më shumë në epërsi, por që Ylli s’arriti të realizonte një treshe për ta barazuar rezultatin.
Në gjysmëfinale, Peja do të përballet me Bashkimin, ndeshje kjo që do të transmetohet në kanalet sportive të platformës më të madhe shqiptare, Artmotion.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.