Klubi i Basketbollit Peja, e ka zyrtarizuar Dardan Berishën në radhët e veta.
Kjo u bë e ditur përmes një shkrimi në Facebook nga skuadra pejane.
"E Diela sportive, Dhija është zyrtarisht pjesë e KB Peja”, thuhet në njoftim.
Berisha u rikthye në këtë ekip pasi që edhe më herët kishte luajtur aty.
Ndërkaq para kësaj ai luajti edhe për Sigal Prishtinë.
Për këtë transfer, Klankosova.tv kishte raportuar para disa ditësh.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.