Peja ka shënuar fitore të thellë ndaj Vëllaznimit, me rezultat 127-80 në kuadër të xhiros së 25-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.
Çerekun e parë e nisën mirë “Shqiponjat” duke e fituar me rezultat 41-18. Edhe në çerekun e dytë, pejanët ishin me të mirë duke triumfuar me shifrat 28-23.
Edhe në periodën e tretë, Peja ishte shumë e mirë duke e fituar me rezultat 33-23. Ndërkohë çereku i fundit gjithashtu përfundoi në favor të vendasve, për rezultatin final 127-80.
Më i dalluari në fitoren e Pejës ishte Larry Thomas me 21 pikë, 4 kërcime dhe shtatë asistime. /Klankosova.tv.
Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.