Kampioni i Kosovës në basketboll Peja, po vazhdon t'i përforcojë radhët e saj.
Shumë shpejt pritet të zyrtarizohet një super transfer.
Burime të klubit kanë konfirmuar për Klankosova.tv se bëhet fjalë për Divine Myles.
"Zyrtarizimi pritet të bëhet nesër ose pasnesër", i tha ky burim Klankosova.tv
Transferimi i 28-vjeçarit ishte paralajmëruar edhe në Facebook.
Klubi pejan e ka postuar një fotografi me robot, me mbishkrimin "Kush e din e din".
Myles, në të kaluarën ka luajtur edhe për skuadrat si: Sigal Prishtina, Proton Cable Prizrenin.
[caption id="attachment_2254537" align="alignnone" width="583"]

Roboti Klubi Peja[/caption]
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.