Klubi i basketbollit Peja, është mposhtur edhe në ndeshjen e dytë nga ekipi grek Maroussi, me rezultat 81 me 106.
Kështu "verdhezinjtë" e mbyllin aventurën në FIBA Europe Cup.
Loja nisi shumë më mirë për ekipin kosovar sidomos në çerekun e parë, që përfundoi me rrezultat 28:22, e në të dytin Maroussi u këndell duke realizuar 28 pikë, karshi 25 të Pejës.
Derisa pjesa e parë u mbyll me tre pikë në favor të skuadrës së Rami Hadar, 53:50.
Por në pjesën e dytë ekipi nga Greqia, mori krejtësisht kontrollin nga fillimi e deri në fund dhe fitoi me dallim të madh.
Shada Wells me 25 pikë e Darnell Cowart me 13 pikë, spikatën sonte te Peja.
35 vjeçari i Marousssit, Charis Giannopoulos ishte më i dalluari tek ekipi grek ku për 27 minuta i realizoi hiç më pak se 29 pikë e prej tyre shtatë treshe nga nëntë tentime, derisa Elvar Fridriksson kishte 22 pikë.
Me dy humbje në të dyja ndeshjet e serisë dhe dallim në koshaverash prej 48 pikësh,
Peja mbyll me kaq aventurën e sivjetme evropiane, derisa Maroussi do të luajë në grupet e stinorit të rregullt të garës në fjalë.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.