Peja e ka fituar ndeshjen dramatike ndaj Vëllaznimit me rezultat 64:59.
Pjesa e parë i takoi Pejës, ku çerekun e parë e fitoi me vetëm një pikë epërsi, ndërsa 10-minutëshin e dytë e rritën epërsinë në katër pikë, duke fituar 18:14.
E, gjakovarët ishin më të mirë në çerekun e tretë, ku 10-minutëshin e parafundit e fituan me një pikë më tepër, 11:12, njofton Klankosova.tv.
Drama ishte rezervuar për në çerekun e fundit, ku deri 10 sekonda para fundit, epërsia e Pejës ishte në vetëm një pikë, por që më pas u rrit pas dy faulleve të shkaktuara nga Vëllaznimi.
Më i miri te Peja ishte Hajdari me 14 pikë, 10 topa të vjedhur e një asistim, ndërsa te Vëllaznimi u dallua Anderson me 19 pikë e shtatë topa të vjedhur.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.