19.04.2023 · përditësuar para 1155 dite1 min lexim
Në “Karagaç” po zhvillohet ndeshja e tretë e serisë gjysmëfinale ndërmjet Pejës dhe Golden Eagle Yllit në play Off-in e Superligës së Kosovës në basketboll.
Në pjesën e parë, Ylli po avancon ndaj Pejës vetëm një pikë epërsi, 42-43 rezultati.
Ndryshe nga prej ndeshjeve tjera, në këtë duel pejanët nuk janë aq efikas nga tentimet për tre pikë.
Basketbollistët e “Shqiponjave” brenda 20 minutave provuan 13 herë që të shënojnë nga tentimet për tre pikë. Por, prej tyre të saktë ishin vetëm në pesë tentime, ndërsa nuk cak nuk qëlluan tetë herë.
Në anën tjetër, “Xehtarët” ishin një nuancë me të mirë se pejanët në këtë aspekt.
Basketbollistët e Yllit tentuan 11 herë brenda dy çerekëve. Gjashtë herë qëlluan, ndërsa pesë herë dështuan për tre pikë.
●●●
SK
SHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.