Lajmet e fundit

Pijet energjike konsiderohen në vazhdimësi si shumë të dëmshme për fëmijët, prandaj pediatri i famshëm britanik Russell Viner, ka kërkuar që të ndalohet konsumimi i tyre për të miturit.
Kjo kërkesë vjen pasi gjatë hulumtimeve rezulton se konsumimi i tepërt i pijeve energjike sjell probleme të rënda shëndetësore duke shkaktuar obezitet tek fëmijët, njofton Klan Kosova.
Russell Viner gjithashtu dëshiron një taksë për produktet me sasi të lartë të kafeinës dhe të sheqerit, siç është Red Bull.
Ai gjithashtu bën thirrje për kufizime më të ashpra dhe për rreziqet e tyre të mësohet në shkollë.
Viner, President i Kolegjit Mbretëror të Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijës, gjithashtu sugjeron vënien e vërejtjeve shëndetësore në paketime.
Ai foli në përgjigje të një konsultimi të Qeverisë për kufizimin e shitjes së pijeve energjetike në një përpjekje për të luftuar obezitetin e fëmijëve.
Më shumë se dy të tretat e të rinjve nga mosha dhjetë deri në 17 vjeç në Britani rezulton se konsumojnë pijet energjike.