Për pak ditë do të niste vjeljen e specave e t’i shiste për turshi, por fermeri Isa Haliti nga Kursha e Madhe, zor se do të fitojë diçka nga bereqeti, meqë shumica dërrmuese e të mbjellave iu dëmtuan nga shiu i vrullshëm që ra herët të shtunën.
Njësoi pësoi edhe një tjetër bujk nga Bërnjaku, që fortuna ia humbi krejt produktet.
Pa dëme nuk mbeti as blegtoria. Dy stallat e familjes Canziba i vërshoi uji, që gati i mbyti edhe 350 bagëtitë që ishin brenda.
Kjo gjendje nxori në terren edhe ministrin e Bujqësisë Faton Peci, që zotohet për pagesë të dëmit pasi t`i dorëzohen listat nga komunat e prekura.
https://www.youtube.com/watch?v=637zkRp1IsA&feature=youtu.be
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.