Pearl Jam e ka performuar për herë të parë këngën “Dance of the Clairvoyants” të mërkurën gjatë një koncerti bamirës “All in WA COVID19”.
Performanca me distancë sociale e realizuar në atë mënyrë ku secili anëtar i bendit amerikan kishte incizuar nga shtëpia.
Kjo këngë është pjesë e incizimit LP “Gigaton” që ishte publikuar gjatë muajit Mars. Bendi ishte paraparë që ta nisë turneun gjatë verës së këtij viti, mirëpo ky turne u anulua shkaku i pandemisë së koronavirusit.
https://www.youtube.com/watch?v=Sv9dX55bbe8&feature=emb_title
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.