Njëri nga regjisorët e serialit të famshëm “Peaky Blinders” ka thënë se ky serial do të realizohet në film.
Otto Bathurst, i cili realizoi tre episode të serialit dramë me gangster, ka thënë se krijuesi i “Peaky Blinders”, Steven Knight, aktualisht është duke punuar në skriptën e filmit.
Ky lajm vjen pasi Cillian Murphy, i cili luan rolin e Thomas Shelby, ka pohuar se drejtorët e serialit kanë disa ide për film.
“Mendoj se po shkruhet. Besoj se Steve Knight po planifikon diçka” pati thënë Murphy në një intervistë.
Detajet për aktorët dhe ngjarjet ende nuk janë bërë të ditura, megjithatë Murphuy është shprehur i emocionuar ta shohë këtë dramë në ekranin e madh.
https://www.youtube.com/watch?v=JwXfVGjSz-4
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.