Lajmet e fundit

“I bëjmë thirrje autoriteteve të Maqedonisë së Veriut që të zgjidhin sa më shpejt çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore, për të siguruar zbatimin praktik të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit si në ligj ashtu edhe në frymë, dhe të mos i paraqesin në mënyrë të pasaktë protestat e studentëve si të motivuara politikisht apo si një faktor destabilizues”, thuhet në amendamentin e miratuar nga PE.Disa ditë më parë, përfaqësues të grupit të studentëve protestues në Shkup zhvilluan takim me përfaqësues të PE-së, ku shprehën pakënaqësinë e tyre për mosrespektimin e gjuhës shqipe dhe për moslejimin e zhvillimit të provimit të jurisprudencës në shqip./Albeu.com