Real Madrid ka vendosur të aktivizojë klauzolën e rikthimit për Nico Paz, duke e transferuar nga Como për vetëm 9 milionë euro.
Mesfushori i ri argjentinas ka impresionuar sivjet në Serie A dhe konsiderohet një investim i sigurt për të ardhmen, transmeton Klankosova.tv.
Sipas mediave spanjolle, klubi madrilen tani do të vendosë nëse do ta përfshijë në ekipin e parë apo do ta huazojë sërish për më shumë minuta.
Kjo lëvizje tregon strategjinë e “Los Blancos” për të ndërtuar të ardhmen me talente të rinj me kosto të ulët.
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.