Aktori amerikan Paul Reubens, i cili u bë i famshëm në vitet 1980 si personazhi Pee-wee Herman, vdiq në moshën 70-vjeçare të dielën pas një beteje me kancerin.
"Paul me guxim luftoi kancerin për vite me këmbënguljen dhe zgjuarsinë e tij ", thuhet në një deklaratë të lëshuar nga menaxhmenti i tij të hënën.
Personazhi ikonik i kultit të Reubens, Herman, pati një seri televizive dhe shumë filma.
Por ai e la mënjanë aktrimin para 20 vjetëve pasi u arrestua për një ekspozim të pahijshëm në vitin 1991 në një kinema.
Në një deklaratë të publikuar pas vdekjes në llogarinë e tij në Instagram, u bë e ditur se ai nuk e kishte bërë të ditur për publikun se vuan nga kanceri.
“Ju lutemi pranoni faljen time që nuk kam dalë publikisht me atë që jam përballur gjatë gjashtë viteve të fundit”, thuhet në deklaratë.
Ai luajti në filmin e vitit 1985 Pee-ëee's Big Adventure dhe në serialin televiziv Pee-wee's Playhouse, i cili u shfaq nga viti 1986 deri në 1991.
Programi, të cilin ai e krijoi, e shkroi dhe bashkëdrejtoi, fitoi 22 çmime Emmy.
Në vitin 1991, ai u arrestua në një kinema për të rritur në Sarasota, Florida, pasi dyshohet se e kishte prekur veten në mënyrë të papërshtatshme. Akuzat u hoqën më vonë, por incidenti e njollosi reputacionin e tij, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.