Paul McCartney ka marrë titullin “Companion of Honour” nga Mbretëresha në Pallatin Mbretëror Buckingham.
Këngëtari 75 vjeçar ka pranuar këtë çmim për shërbimet e tij që ka dhënë në muzikë.
“Ky është një nder i madh për mua dhe për familjen time. Tani po e mendoj sa krenar do të ndjeheshin nëna dhe babi im nga Liverpuli po ta shihnin këtë”
Titulli “Companion of Honour” jepet për arritje të veçantë në nivel kombëtar dhe mund të ketë një maksimum prej 65 sosh në çfarëdo kohe.
Gjithashtu valltarja dhe anëtarja e jurisë së Strictly, Darcey Bussell është emëruar “dame” nga Mbretëresha.
https://www.youtube.com/watch?v=2xDzVZcqtYI
https://www.youtube.com/watch?v=f4dzzv81X9w
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.