Paul McCartney ka thënë se ende kur i bie në mend vdekja e John Lennon-it, ai fillon të qajë për shkak të mënyrës së pakuptimtë se si kishte marrë fund jeta e shokut të tij.
McCartney dhe Lennon ishin pjesë e bendit, The Beatles, aktit argumentueshëm më me ndikim në historinë e muzikës.
“Nuk jam i sigurt që jam [duke e procesuar vdekjen e tij]”, ka thënë McCartney në intervistën e tij të fundit me Seth Doane.
“Është shumë e vështirë për mua dhe, unë nganjëherë, përshkohem nga mendime dhe disi them: ‘Nuk e di se pse nuk filloj të qaj për çdo ditë, sepse është aq e rëndë”.
Lennon ishte vrarë 40 vjet më parë nga një fans me probleme mendore, Mark Chapman, në hyrje të ndërtesës ku banonte në Neë York City.
https://www.youtube.com/watch?v=0lSFLmmcsMM&feature=emb_title
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.