Të enjten zhvillohet xhiroja e radhës e Superligës së Kosovës në futboll.
Pasnesër, në kuadër të javës së 6-të luhen dy superderbi.
Kampioni i Kosovës, Drita do të zhvillojnë ndeshjen e tyre ndaj nënkampionit Ballkanit si dhe derbi lokal i kryeqytetit, Prishtina-Prishtina e Re.
Ndërsa ndeshjet tjera që zhvillohen janë Gjilani-Drenica, Dukagjini-Llapi dhe Malisheva-Ferizaj.
Të gjitha ndeshjet zhvillohen në orën 15:00, me derbin lokal mes Prishtinës dhe Prishtinës së Re në orën 20:15.

●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.