Kanali
Sport 2 në platformën gjigante
Art Motion, sonte me fillim në orën
21:00, sjell magjinë e futbollistit më të mirë shqiptar të momentit.
Edon Zhegrova me skuadrën e Lille, janë nikoqirë të skuadrës më të trofeshme italiane, Juventus.
Të dyja ekipet në tri ndeshjet e para të UEFA Champions League, kanë nga dy fitore e një humbje, raporton Klankosova.tv.
Reprezentuesi i Kosovës i cili shkëlqeu në dy ballafaqimet kundër madrilenëve, tani është gati për një tjetër super shfaqje.
Në duelin me Real Madridin, ylli i Kosovës u zgjodh lojtari i ndeshjes, kurse Atleticos i shënoi një 'euro gol'.
Nga ana tjetër ekipi nga Torino i mposhti holandezët e PSV Eindhoven dhe gjermanët e Leipzig, njofton KlanKosova.tv.
Lille - Juventus transmetohet me komentim të Andi Shabanit.
[caption id="attachment_2416073" align="alignnone" width="2000"]

Ndeshjet e UEFA Champions League transmetohet ekskluzivisht në Art Motion[/caption]
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.