Vijnë konfirmime lidhur me vlerësimin e plotë të Al Hilal për profilin e Piero Ausilios, për rolin e drejtorit sportiv të klubit, siç u zbulua dy javë më parë.
Klubi saudit i Ligës Profesioniste, Al Hilal, tashmë ka sjellë një emër të madh nga Interi
Në fillim të qershorit, klubi i këtij shteti të Gjirit e emëroi Simone Inzaghin si trajner. 49-vjeçari u largua nga nënkampionët e Italisë pas katër vitesh në krye, transmeton Klankosova.tv.
Dhe tani, Al-Hilal po përpiqet të sjellë një tjetër emër të njohur nga Interi.
Piero Ausilio është pjesë e klubit italian prej janarit 1998, fillimisht si sekretar i sektorit të të rinjve, kurse nga dhjetori i 2010 mban postin e drejtorit sportiv te zikaltrit. /Klankosova.tv
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.