Lajmet e fundit

Një pasagjer ka filmuar largimin e tij nga një aeroplan i rrëzuar.
Video nga brenda aeroplanit të rrëzuar në aeroportin e Torontos tregon pasagjerët duke u munduar të dalin nga avioni, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ekuipazhi në bordin e fluturimit mund të dëgjohet duke u thënë njerëzve të lënë gjithçka pas, derisa ndihmohen të kalojnë derën e avionit.
Bëhet e ditur, se nga rrëzimi i këtij avioni kanë arritur të mbijetojnë të gjithë pasagjerët.