Autoritetet shëndetësore britanike kanë lëshuar apel urgjent për prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre kundër fruthit, pasi një fëmijë vdiq nga kjo sëmundje në Liverpool.
Fëmija u shtrua në Spitalin e Fëmijëve Alder Hey, i cili konfirmoi një rritje të kohëve të fundit të rasteve të lidhura me një rënie të vaksinimeve në zonë.
“Ju lutemi mbroni veten dhe fëmijët dhe të rinjtë e cenueshëm duke u siguruar që jeni vaksinuar plotësisht”, tha spitali në një deklaratë.
Vdekja, e para e regjistruar në vitin 2025 - u raportua nga Sunday Times, por nuk u zbuluan detaje të mëtejshme rreth fëmijës, siç janë mosha apo gjinia.
Rasti vjen mes shqetësimeve në rritje për shëndetin: vetëm në vitin 2024, Mbretëria e Bashkuar regjistroi mbi 2,900 infeksione të fruthit, shumica e tyre midis fëmijëve nën 10 vjeç.
Fruthi është një nga sëmundjet më ngjitëse në botë dhe mund të përhapet me shpejtësi në komunitetet me mbulim të ulët vaksinimi. Parandalimi i përhapjes së tij kërkon imunizimin e të paktën 95 përqind të popullsisë, megjithatë në Mbretërinë e Bashkuar, në vitin 2022, vetëm 85.2 përqind ishin të vaksinuar plotësisht. / Klankosova.tv
https://klankosova.tv/prinderit-te-frikesuar-se-mmr-shkakton-autizem-ikshpk-ky-eshte-debat-i-mbyllur/
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.