25.04.2018 · përditësuar para 2999 dite1 min lexim
E premtja e 20 prillit ishte një ditë e errët për botën e muzikës elektronike, pasi ndërroi jetë DJ i njohur Avicii.
Por, e pikëlluar për vdekjen e 28 vjeçarit ka mbetur edhe ish- e dashura e tij, Emily Goldberg, njofton Klan Kosova.
Emocionet dhe dhimbjen e saj për humbjen e ish- të dashurit, ajo zgjodhi që t’i ndajë përmes llogarisë së saj në Instagram duke zbuluar se në një pjesë të projekteve të Avicci bënin pjesë dhe disa vargje dedikuar asaj.
''Come on babe, mos më braktis. Më zgjidh mua dhe unë të jap dashuri’’. Këto janë disa nga vargjet e një kënge që Tim shkroi dikur për mua. Do doja që ende t’i kisha jetuar ato. Për dy vjet ne ishim seë bashku, ai ishte shoku im më i ngushtë dhe më i mirë. Nuk dua që kjo të jetë e vërtetë. Wake me up when It's all over'' përfundon ajo, dedikimin e saj për rastin e vdekjes së Avicii, njofton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.