Lajmet e fundit

Spanja e ka fituar dramën në Paris, duke arritur ta mposht Francën në finale të Lojërave Olimpike në futboll.
Anise vetëm pas 11 minutave e panë vetën në disavantazh, kur Enzo Millot realizoi për 1-0, spanjollët brazuan shtatë minuta më pas, me 21 vjeçarin e Barcelonës, Fermin Lopes, i cili edhe e kaloi më pas në epersi "Furinë e Kuqe" në minutën e 25-të, njofton Klankosova.tv
Pa kaluar as tre minuta të plota nga ky gol, me një goditje fantastike nga gjuajtja e lirë, Alex Baena i Villarealit e dërgon topin në rrjetë për 3-1.
Në pjesën e dytë, Franca pas shumë tentimeve, e gjeti golin në minutën e 79, me anë të Maghnes Akliouche. Derisa dramën në maksimum e dërgoi Jean-Philippe Mateta, kur nga penalltia neutralizoi rezultatin 3-3, pak para se të përfundonte ndeshja.
Megjithatë spanjollët nuk hynë në panik, por përkundrazi në vazhdime realizuan edhe dy herë, për ta fituar medaljen e artë. Për këtë u kujdes zëvendësuesi Sergio Camello që realizoi dobjetë, raporton Klankosova.tv