Lajmet e fundit

“Fakti që dheu ka dalur në autorrugë, na jep të kuptojmë që e ka pasur të zënë shiritin e qarkullimit personi në fjalë, faktikisht ngasësi i automjetit në të cilin ka pësuar me fatalitet pasagjerja e tij”, tha ai.Sipas tij, rrëshqitjet e dheut në këtë segment po përsëriten si pasojë e problemeve me sistemin e kullimit dhe ndikimit të reshjeve atmosferike, të cilat, sipas tij, ngarkojnë terrenin dhe shkaktojnë rrëshqitje drejt rrugës.
“Këto rrëshqitjes e dheut po ndodhin si pasojë e sabotimit të kanaleve të kullimit. E kemi thënë disa herë që sapo ka të reshura, ka shi, dheu ngarkohet dhe ato që janë ndërtuar për t’i rezistuar dheut, nuk kanë aftësinë t’i rezistojnë asaj mase dhe asaj peshe të dheut dhe normalisht që bijnë në autorrugë”.Ai theksoi gjithashtu se në këtë zonë ka pasur ndërhyrje të mëhershme për largimin e dheut, por problemi, siç u shpreh ai, vazhdon të mbetet i pranishëm.
“Pra, ka pasur dhe në autorrugë, para disa ditësh është larguar një pjesë e dheut, mirëpo nuk është larguar problem që vazhdon me qenë evident në autorrugën “Ibrahim Rugova”, rrëshqitja e dheut si pasojë e sabotimit të kanaleve të kullimit”, deklaroi ai./Klankosova.tv