Trepça'89 ka bërë të ditur përfundimin e bashkëpunimit me nënkryetarin Arsim Islami - Cima, duke e falënderuar për kontributin e dhënë gjatë ushtrimit të detyrës së tij.
Në njoftimin zyrtar të klubit mitrovicas, vlerësohet lart roli i Islamit në zhvillimin dhe funksionimin e klubit, ku theksohet përkushtimi, profesionalizmi dhe përgjegjësia që ai ka treguar gjatë gjithë periudhës së angazhimit. Sipas klubit, puna e tij ka lënë gjurmë pozitive dhe do të mbetet pjesë e rëndësishme e rrugëtimit të institucionit, transmeton Klankosova.tv.
Edhe pse bashkëpunimi në aspektin zyrtar ka përfunduar, respekti dhe vlerësimi për të mbeten të pandryshuara, ndërsa klubi i ka uruar suksese të mëtejshme në të ardhmen, si në planin profesional ashtu edhe personal.
Nga ana tjetër, është bërë e ditur se shumë shpejt do të publikohet emri i zëvendësuesit në pozitën e nënkryetarit.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.