Ka vite që Ballkani nuk ka pasur krizë rezultatesh, si kjo e ndeshjeve të fundit. Për shkak të këtij presioni, trajneri që nuk fliste asnjëherë për gjyqtarët, e bëri megjithatë kur u eliminua nga Prishtina në kuadër të Kupës.
Ballkani është futur në seri të keqe ku nuk ka fituar qe gjashtë ndeshje, prej tyre ka barazuar katër herë dhe ka humbur dy herë. E siç duket, pushimi për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve, mund ta ndryshoj ecurinë e ekipit kampion në Superligë.
Tash Ballkani luftën e ka vetëm në Superligë, ku aktualisht është në vendin e dytë me 51 pikë nga 26 ndeshje. Mbi të është Drita me një pikë më shumë. Më 1 prill, Ballkani në ndeshjen e radhës e pret Gjilanin.
https://youtu.be/SRT6vKhu4ts
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.