Përveç rrëfimit për pensionimin dhe këngën e re "Ditari i Shkollës", këngëtari dhe pedagogu i njohur Mahmut Ferati, gjatë intervistës në "Weekend" në Klan Kosova, ka ndarë shqetësimin e tij të madh për rritjen e përleshjeve brenda institucioneve arsimore.
Si një njeri që ka kaluar dekada në ditar, Ferati i ka cilësuar pamjet e dhunës mes nxënësve dhe arsimtarëve si tejet të rënda dhe të pajustifikueshme.
Ai bëri thirrje për një vetëdijesim urgjent nga të dyja palët.
“Ajo është e dhimbshme, vetëm kur ta shikosh është e dhimbshme, nuk ka fjalë, nuk di si e përshkruan. Ma keq nuk ka. Ishalla vetëdijesohen nxënësit por edhe pedagogët. Sa më shumë me iu largu këtyre gjërave jo të bukura, jo të hijshme”.
“E rëndë shumë. Faji mbetet jetim, pa marrë parasyh e sheh që kanë ardhë me provoku, gjeje momentin ti tash kur e shtin në rend atë ta edukosh. Që ai me u bind”, tha Ferati.
Ndiqeni videon për intervistën e plotë: /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=r2MUqmdMCb0&t=29s
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.