Futbollisti i Ballkanit Lindon Emërllahu, është shpallur "Yll i javës" në Superligën e Kosovës.
Emërllahu pati një paraqitje fantastike kundër Malishevës në javën e 13-të, ku skuadra nga Suhareka fitoi me rezultat minimal 1:0.
Ai u shpreh tejet i lumtur për këtë çmim.
“Vlerësimi si më i miri i javës është një motiv shtesë për të punuar edhe më shumë për punën e mëtejshme. Loja kundër Malishevës ishte shumë e rëndësishme për skuadrën tonë, sepse ishim të vetëdijshëm që po ndesheshim me një skuadër me shumë cilësi, por megjithatë ne treguam forcën tonë si grup dhe në momentet vendimtare të ndeshjes ishim më të mirë. FC Ballkani do të vazhdojë me ritmin e njëjtë të punës edhe më tutje, sepse na pret një rrugë e gjatë deri në fund të kampionatit për t’u rikonfirmuar si kampion”, deklaroi ai për faqen zyrtare të FFK-së transmeton Klankosova.tv
Pas paraqitjeve fantastike, Lindon Emërllahu, u ftua për ndeshjet e nëntorit nga përzgjedhësi Franco Foda.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.