Pas një kohe të gjatë nga lëndimi, operimi dhe rikuperimi, Prishtinës në seancat stërvitore iu kanë bashkëngjitur mesfushori, Rilind Nimani dhe sulmuesi Dashmir Elezi, i cili në fakt ende nuk ka debutuar për skuadrën që nga transferimi në afatin veror.
Nimani është rikthyer në 100 për qind të tij, ndërsa Elezit ende i duhet kohë që gradualisht të mbërrijë maksimumin gjatë seancave stërvitore.
As Nimani ende s'ka paraqitje këtë edicion, por në edicionin 2023/24 kishte regjistruar 14 paraqitje, një gol dhe një asistim, por po vuante vazhdimisht nga lëndimi.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.