22.05.2023 · përditësuar para 1152 dite1 min lexim
Në Shqipëri ka nisur stërvitja e përbashkët shumëkombëshe drejtuar nga Komanda Evropiane e ShBA-s, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partnere të NATO-s.
Në ceremoninë hapëse kanë marrë pjesë Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, kreu i qeverisë Edi Rama dhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, transmeton Klan Kosova.
Pjesë e kësaj stërvitjeje është edhe Forca e Sigurisë së Kosovës.
“Defender Europe 23” ndodh në Shqipëri një ditë pasi u zhvillua në Kosovë, ku pjesë e saj ishin presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.