Sulmuesi argjentinas, Julian Álvarez i cili po shkëlqen në La Liga, vlerësohet nga Atletico Madrid me hiq më pak se 200 milionë euro, një shumë që synon të largojë çdo ofertë të Barcelonës në verën e ardhshme.
Barcelona e sheh Álvarezin si pasuesin ideal të Robert Lewandowskit dhe po mendon një ofertë që mund të përfshijë shkëmbim lojtarësh për të ulur koston, transmeton klankosova.tv.
Megjithatë, operacioni është i komplikuar për shkak të kufizimeve financiare dhe konkurrencës në tregun e sulmuesve.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.