AC Milan ka vendosur të mos e lëshojë Davide Bartesaghin, pavarësisht interesimit nga disa klube të mëdha të Premier League.
Drejtuesit e klubit rossoner kanë deklaruar se talenti i ri nuk është në shitje.
Bartesaghi shihet si pjesë e rëndësishme e projektit afatgjatë të Milanit dhe klubi dëshiron ta rrisë atë brenda ambientit kuqezi. Vendimi konfirmon besimin e plotë të Milanit te potenciali i mbrojtësit të ri.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.