Lajmet e fundit

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho, ka qenë tejet i zemëruar pas disfatës në shtëpi nga rivali i përbetuar, Galatasaray.
Sipas gazetarit Sercan Hamzaoglu, portugezi e ka mbyllur skuadrën në zhveshtore dhe i ka qortuar e “kërcënuar”.
“Jose Mourinho mblodhi tërë skuadrën dhe u mbyll me ta në zhveshtore”, ka pohuar Hamzoglu.
“Ai u bërtiti dhe bëri në drejtim të ekranin duke ua treguar gabime”.
“Ai u tha që ka ardhur për t’u bërë kampion dhe që nuk do ta tolerojë askënd.
“’ Nëse e shoh edhe një ndeshje si kjo, do t’ju lë jashtë”.