Kosova mbrëmë arriti fitore historike ndaj Suedisë në kualifikimet për Botërorin 2026, duke lënë nordikët në krizë me vetëm një pikë pas dy ndeshjeve.
Pas ndeshjes mbrojtësi i Atalantës, Isak Hien, nuk i kurseu fjalët pas humbjes:
“Është hap prapa. Nuk kemi luajtur mirë, nuk ka asnjë justifikim. Duhet të bëjmë më shumë, po i lëmë kundërshtarët të na ndëshkojnë lehtë”, tha ai.
Pas këtij rezultati, Zvicra kryeson grupin me pikë të plota, Kosova ndjek me 3, ndërsa Suedia dhe Sllovenia mbeten në fund me vetëm nga një pikë.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.