Të hënën pasdite do të zhvillohet ndeshja e dytë finale në EBC Superligën e basketbollit mes Penzës dhe Bashkimit. Në ndeshjen e parë të zhvilluar në palestrën “Sezai Surroi”, vashat prizrenase u demoluan në çerekun e fundit duke e humbur finalen e parë me rezultat 84-63. Ndeshjen e dytë finale keni mundësinë ta ndiqni drejtpërdrejt të hënën, me fillim prej orës 19:00, në Art Sport 1.
19:00 PENZA – BASHKIMI ART SPORT 1
Vashat nga Peja, Penza vendosën një paraqitje mbreslënëse në ndeshjen e parë duke u paraqitur shumë më mirë në çerekun vendimtar. Fitorja e thellë ndaj Bashkimit, do ti motivoj Penzën që në këtë ndeshje të shkojnë në seri prej 2-0.
Në anën tjetër, Bashkimi do udhëtoj në Pejë për ta barazuar serinë me Penzën pasi që një humbje tjetër do ja bënte edhe më të vështirë triumfin për titull kampion. Paraqitjen e tri çerekëve, do shpresojnë ta vendosin përballë Penzës gjatë gjithë lojsë për të arritur këtë triumf.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.