Është zhvilluar java e 15-të në Superligën e Kosovës në futboll, ku këtë të shtunë janë zhvilluar dy ndeshje, Dukagjini – Malisheva dhe Trepça ’89 – Drenica.
Dukagjini në Klinë fitoi me rezultat të lartë 4 me 0, kurse Trepça ’89 minimalisht, 1 me 0 kundër Drenicës.
Nga ora 18:00 Prishtina luan me Gjilanin në Fadil Vokrri, kurse të dielën, derbi mes Dritës dhe Ballkanit transmetohet edhe në Klan Kosova nga ora 13:00 si dhe përballja tjetër në të njëjtën orë mes Llapit dhe Ferizajt.
Pas fitores së fundit Dukagjini është në vendin e tetë në tabelë, kurse Trepça ’89 në vendin e nëntë.

●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.