Kombëtarja shqiptare ka përparuar për dy pozita në renditjen më të fundit të FIFA-s, duke u renditur në vendin e 66-të.
Kjo ngjitje vjen pas dy fitoreve të rëndësishme gjatë muajit shtator, fillimisht duke e mposhtur Gjibraltarin në miqësore me rezultat 1:0, ndërsa pesë ditë më vonë, triumfoi ndaj Letonisë po me rezultatin 1:0 në “Air Albania”, në një përballje kualifikuese për Botërorin 2026.
Pas pesë ndeshjeve, Anglia kryeson me 15 pikë, ndërsa Shqipëria ndodhet e dyta me tetë pikë, duke lënë pas Serbinë që ka shtatë pikë dhe një ndeshje më pak.
Ndeshja e ardhshme e kuqezinjve do të zhvillohet më 11 tetor në Leskovc ndaj Serbisë, një sfidë kyçe për kualifikimin në Botërorin e vitit të ardhshëm. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.