Erolld Belegu nuk është më kryetar i federatës së basketbollit të Kosovës, pasi të martën më 6 mars 2018 ka marrë vendim për dorëheqje të parevokueshme nga ajo pozitë.
Ai ka thënë se pasi kohë më parë u emërua këshilltar politik për punë të jashtme i kryeministrit, ka kontaktuar agjencinë antikorrupsion nga e cila ka marrë përgjigje se nuk mund ti mbajë këto dy pozita, pasi është konflikt interesi, njofton Klan Kosova.
Sidoqoftë, ai ka lënë pozitën e të parit të FBK-së por se si zëvendësues potencial ka përmendur Arben Fetahun, aktualisht anëtar i bordit.
30 ditë janë afat për tu mbajtur kuvendi i jashtëzakonshëm, e që është caktuar data 5 prill, kur edhe do të mësohet emri i ri i kryetarit të FBK-së.
Kronikë nga Emanuell Syla.
https://www.youtube.com/watch?v=5TrdePo8UZ8&feature=youtu.be
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.