15.09.2016 · përditësuar para 3581 dite1 min lexim
Ai kishte jetuar si vetmitar për një kohë të gjatë pasi vuante nga shëprfëtyrimi, pasi që fytyra iu kishte djegur kohë më parë. Ndërsa tani ai do të jetë i gatshëm të dalë publikisht e të ketë miq, pasi që ka bërë një transplanto fytyre.
Dilmrod i cili është një 20 vjeçar nga Taxhikistani e ka treguar historinë e tij në një televizion rus, duke treguar se i është nënshtruar një operacioni 13 orësh, gjatë së cilit lëkura nga barku i tij, i është transplantuar në fytyrë, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Ai ka thënë se është shumë i lumtur për këtë ndërhyrje dhe se tani do të rikthehet te familja dhe do të ritakohet me miqtë e tij në Taxhikistan.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.