Mëngjesi i së enjtes në Artmotion zbardhë me super ndeshjen e NBA ndërmjet dy skuadrave më në formë në këtë moment, Milwaukee Bucks dhe Phoenix Suns. Bucks ka hy në seri prej 5 fitoreve radhazi ndërsa Suns kanë triumfuar në gjitha tri ndeshjet e fundit. Dueli i parë këtë sezon ndërmjet Milwaukeet dhe Phoenixit fillon nga ora 04:00 e mëngjesit dhe transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport 1.
04:00 MILWAUKEE BUCKS – PHOENIX SUNS ART SPORT 1
Pas fitores së fundit ndaj Denver Nuggets, Milwaukee Bucks janë të motivuar ta vazhdojnë serinë e mirë përballë skuadrave të perëndimit. Bucks në krye me Antetokounmpon kanë arritur 5 fitore rresht me sukses të përgjithshëm prej 16 fitore e 8 humbje dhe renditen në vendin e dytë të Lindjes. Dyshja Middleton-Antetokounmpo shkëlqyen në takimin e kaluar dhe shpresojnë që të njëjtin sukses ta përsërisin edhe ndaj Phoenixit.
Nga ana tjetër, Phoenix Suns regjistroi fitoren e tretë rresht ndaj Cleveland Cavaliers në takimin e kaluar duke bërë që djelmoshat e Monty Williams të ngjiten në vendin e katërt të Perëndimit kurse tandemi Booker – Paul nuk ka të ndalur. Aktualisht Suns kanë sukses prej 14 fitoreve e 9 humbjeve.
Në këtë ballafaqim, Milwaukee Bucks nuk do të ketë në dispozicion Jrue Holiday për shkak të infektimit me COVID ndërsa te Phoenixi pritet të mungojnë Chris Paul, Jae Crowder dhe Abdel Nader.
Kush do ta fitojë përballjen e parë sivjet, Milwaukee apo Phoenix, këtë do ta mësojmë ekskulzivisht në Art Sport 1, me fillim nga ora 04:00.
PESËSHET E MUNDSHME STARTUESE
MILWAUKEE BUCKS: Bryn Forbes, Brook Lopez, Giannis Antetokounmpo, Khris Middleton, Donte DiVincenzo
PHOENIX SUNS: E’Twaun Moore, DeAndre Ayton, Frank Kaminsky, Mikal Bridges, Devin Booker
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.