Ka ndërruar jetë në moshën 83 vjeçare aktori Robert Vaughn.
Aktori Vaughn ishte më i njohur si agjenti sekret i Napoleon Solo në ''The Man from UNCLE'', njofton Klan Kosova.
Robert Vaughn, ishte gjithashtu i famshëm edhe për rolin e tij si Lee, në ''Mangificient Seven'' dhe në role të tjera televizive si Hustle dhe Coronation Street.
Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur menaxheri Matthew Sullivan, i cili tha se ''aktori 83 vjeçar vdiq pas një beteje me leukemi akute''.
Vaughn ndërroi jetë në Neë York, në mëngjesin e së premtës i rrethuar nga familja e tij, njofton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.