Sulmuesi danez, Kasper Dolberg është rikthyer te Ajaxi pas eksperiencës 2-vjeçare te Anderlecht ku realizoi 44 gola në 95 ndeshje.
Ai ka luajtur më parë te Ajaxi nga 2016 deri në 2019, me 119 paraqitje dhe 45 gola.
Drejtori teknik i Ajaxit, Alex Kroes njoftoi për kthimin e tij.
“Kasper kthehet në një ambient të njohur dhe do të forcojë skuadrën tonë”, u shpreh ai.
Kontrata e re me Ajaxin është e vlefshme deri në vitin 2029. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.