Pritja e gjatë për gol mori fund të dielën për futbollistin e Fiorentinës Gaetano Castrovilli.
Ai arriti që të realizoj gol në kampionatin italian Serie A pas 494 ditëve përcjell klankosova.tv.
Herën e fundit ai kishte shënuar në dhjetor të vitit 2021 kur Viola barazoi në udhëtim tek Verona.
Pikërisht Castrovilli e hapi serinë e golave në fitoren e thellë të Fiorentinës kundër Sampdorias me rezultat 5:0.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.